Nga 27 aksidente rrugore që kanë ndodhur në Shkup gjatë fundjavës së kaluar një person ka humbur jetën gjatë, thonë nga SPB Shkup.
Në një aksident rrugor lëndime të rënda trupore ka marrë një këmbësor, ndërsa nëntë persona kanë marrë lëndime të lehta. Në 16 aksidentet tjera është shkaktuar dëm material, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB deklarojnë se gjatë fundjavës policia rrugore ka sanksionuar një numër të madh të shkelësve të ligjit. 96 persona kanë tejkaluar shpejtësinë e paraprë me ligj, 12 persona kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, 6 vozitës nuk janë sjellur mirë, tre vozitës për parakalim të parregullt dhe 4 vozitës që nuk kanë dhënë përparësi automjeteve në udhëkryq. Një këmbësor ka kaluar në mënyrë jo të rregullt dhe tre këmbësor tjerë kanë u sanksionuan për tejkalim në dritën e kuqe të semaforit.
Nga komunikacioni janë përjashtuar katër vozitës për shkak gjetjes së alkoolit të tepruar tek ta, 34 vozitës pa leje të vozitjes dhe tre persona me leje fillestare, si dhe 24 vetura jo të rregjistruara.
Gjithashtu ishin sanksionuar disa vetura që ishin parkuar ilegalisht./Telegrafi/