Site icon Telegrafi

Shkup, 23 persona të lënduar në aksidente trafiku

23 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 12 nga gjithsej 29 aksidente trafiku, të cilat gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në rajonin e Shkupit.

Në 17 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia nga komunikacioni ka përjashtuar gjashtë shoferë, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, tetë pa leje për vozitje dhe pesë makina të paregjistruara.

Me makinën speciale “karrotreci” janë larguar 124 makina./Telegrafi/

Exit mobile version