Site icon Telegrafi

Shkup, 20 mijë euro fatura e ujit! (Foto)

Numri i më madh i ankesa, të cilat qytetarët e Shkupit nga fillimi i vitit e deri më sot i kanë dorëzuar në zyrën e Avokatit të Popullit, kanë të bëjnë me faturat e larta dhe joproporcionale që Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” u ka dorëzuar për çdo muaj. Të dhënat statistikore lidhur me ankesat e dorëzuara te ky institucion thonë se, në sektorin për të drejtat e konsumatorëve gjithsej janë ngritur 280 parashtresa, në ndërkohë 103 prej tyre kanë lidhje të drejtpërdrejtë më punën e ndërmarrjes së apostrofuar.

Në bisedën të cilët gazeta KOHA e realizoi me shërbimet juridike në zyrën e Avokatit të Popullit, u konstatua se parashtresat e dorëzuara tek ky organ nga ana e qytetarëve për EVN-në apo ngrohjen publike, janë shumëfish më të ulëta se ankesat e ngritura kundër “Ujësjellësit” e që kryesisht kanë të bëjnë me lartësinë e shumës në faturat e pranuara, respektivisht vlera e tyre madje shkon nga 5 mijë denarë deri në 20 mijë euro. “Efekti i punës, të cilën ne e kemi dhënë vite më parë, brenda këtyre dy viteve është lëshuar në minimum. Rekomandimet, mendimet juridike dhe sugjerimet tona nuk pranohen aspak nga kjo ndërmarrje. /Telegrafi/

Exit mobile version