Në 24 orët e fundit vetëm në kryeqytet janë gjobitur 196 shoferë, njoftojnë nga MPB.
27 prej tyre për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se e lejuara, 20 nuk kanë poseduar leje për vozitje, 10 për automjete të paregjistruara, 14 persona janë dënuar për shkak se gjatë vozitjes kanë përdorur telefona celularë, 5 sanksione për shoferë të cilët nuk e kanë respektuar semaforin, gjegjësisht kanë vazhduar vozitjen edhe kur ai ka qenë I mbyllur.
Nga policia kanë paralajmëruar se kontrollet e përforcuara do të vazhdojnë edhe më tej.