Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 193 gjoba.
Prej tyre 64 kanë qenë për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 6 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 16 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve dhe 10 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes.
MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta./Telegrafi/