Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përfocuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 184 masa prej të cilave 55 janë për tejkalim shpejtësie, 32 për mosdhënie të përparësie dhe 22 masa për këmbësorë”, thonë nga Bashkia e Shkupit.
Po ashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për përdorim të telefonit, 5 për vozitje pa leje, 5 për shoferë fillimtarë dhe 46 për parkim jo të rregullt.
Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/