Site icon Telegrafi

Shkup, 183 kundërvajtje në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 183 masa prej të cilave 35 janë për tejkalim shpejtësie, 44 për mosdhënie të përparësisë ndaj kalimtarëve dhe 15 për vozitje pa leje”, sqarojnë nga SPB Shkup.

Po ashtu janë shqiptuar 5 masa për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për shoferët fillestarë, 2 për errësim të xhamave, 11 për mosregjistrim, 9 për këmbësorët dhe 35 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version