Telegrafi

Shkup, 15 vjeçarja bartet në Qendrën Klinike për shkak të plagosjes me armë zjarri në kokë

Foto: Ilustrim

E mitura nga Shkupi me lëndime në kokë është dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit.

Siç njoftuan nga MPB, incididenti i djeshëm ka ndodhur dje pasdite ndërsa lëndime janë nga pistoleta e të atit të saj, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Më 27.01.2020 në orën 14:45 në SPB Shkup është denoncuar se në Kompleksin Klinik ‘Nëna Tereza’ është sjellur një e mitur me lëndime në kokë nga arma e zjarrit. Zyrtarët policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se bëhet fjalë për 15 vjeçare e cila në shtëpinë ku ka banuar në Shkup është gjetur nga vëllai i saj P.S (18) me plagë në kokë, ndërsa në afërsi ka pasur pistoletë që ka qenë në pronës të të atit të saj M.S (58) i cili ka pasur leje”, njoftojnë nga MPB.

Po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/