Site icon Telegrafi

Shkup, 144 dënime për kundërvajtje në komunikacion

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 144 masa, prej të cilave 39 janë për tejkalim të shpejtësisë, 19 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 16 për vozitje pa leje, shtatë për shofer fillimtar, katër për motoçiklistë”, thonë nga SPB Shkup.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Exit mobile version