Sot pasdite në adresat elektronike private të 14 profesorëve është dërguar kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes në një shkollë të mesme në Shkup, njofton MPB.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit, shtojnë ata, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të godinës, janë në vijim kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rastit.
Kjo është hera e parë që kërcënimet për bomba dërgohen në emailet private të profesorëve në Shkup.