Ekipet e Inspektoratit të Bashkisë së Shkupit, të përbëra nga inspektorë komunalë dhe inspektorë mjedisorë, fundjavën e kaluar shqiptuan gjoba për ndezjen e zjarrit në ambient të hapur, si dhe për hedhjen e paligjshme të mbeturinave.
Inspektorët kanë hasur dhe sanksionuar personat që kanë ndezur zjarrin e hapur në Shuto Orizarë, për të cilët janë shqiptuar dy gjoba. Në komunën e Butelit, nga ana tjetër, në afërsi të stacionit të fundit të autobusit në linjën numër 57, një person është kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të paligjshme, për çka është dënuar me gjobë.
Kujdestarët komunalë të Qytetit të Shkupit gjatë fundjavës kanë shqiptuar 11 gjoba ndaj individëve për mosrespektim të rregullave ligjore dhe hedhjen e mbeturinave në hapësirë publike në parkun e qytetit./Telegrafi/