Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe drejtorët e Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Viktor Isjanovski dhe Besim Koka, këtë mëngjes i kanë promovuar 13 makinat e reja të dedikuara për poliklinikat e Shkupit.
Filipçe tha se 10 makina të reja janë dedikuar për departamentin për mjekim shtëpiak, ndërsa të tjerat për transport të përditshëm të materialeve të punëtorëve në Shtëpinë e Shëndetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I përmirësojmë kushtet e punës me këto makina të reja. Me ndihmën e Komunës së Gazi Babës, Ndihma e Shpejtë ka marrë donacion dy makina speciale për nevoja mjekësore nga ana e Çekisë”, tha drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Viktor Isjanovski./Telegrafi/