“Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (02.12.2022) ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 126 masa, nga të cilat 10 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri sanksione për automjete të paregjistruara.
Gjashtë masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, gjashtë sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, tre masa për mospërdorim të rripit të…
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB-ja.