Sektori për Punë të Brendshme në Shkup gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet kontrolluese në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsej 125 masa prej të cilave 11 janë për vozitje pa leje, 12 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe 12 gjoba për motoçiklistët”, thonë nga policia.
Nga policia shtojnë se aksione të këtilla do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.
“U bëjmë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion ë t’i respektojnë rregullat në mënyrë që të rritet sa më shumë siguria në komunikacion”, thonë nga policia./Telegrafi/