Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (11.06.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 123 gjoba, nga të cilat 13 sanksione për vozitje pa patentë shofer, 17 gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
Gjithashtu janë shqiptuar tre gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, shtatë gjoba për kalim në sinjal të mbyllur (semafori i kuq).
“Kontrollet e qarkullimit rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.