SPB Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.05.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba, nga të cilat shtatë për vozitje pa patentë shofer, shtatë gjoba për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, tri sanksione për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
“Pesë masa janë shqiptuar për kalim në sinjal të mbyllur – semafor i kuq, katër sanksione për tejkalim të paligjshëm gjatë drejtimit të automjetit”.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.