12-vjeçari këtë mëngjes pas diskutimeve verbale ka therur me thikë babain dhe vëllaun e tij.
“Këtë mëngjes rreth orës 02:00 në Shkup, djaloshi 12-vjeçar pas një diskutimi familjar, ka prerë me thikë babain e tij D.S (37) në krahun e majtë, ndërsa vëllau i tij 15-vjeçar si kthim e ka lënduar në parakrahun e majtë”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy të rinjtë me makinën e Ndihmës së Shpejtë janë dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup, ku u janë konstatuar lëndime trupore, ndërsa pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për kurim shtëpiak.
Nga policia thonë se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Telegrafi/