Site icon Telegrafi

Shkup, 12 persona të lënduar në 16 aksidente

Dymbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore 16 aksidente që ndodhën në 24 orët e kaluara në Bashkinë e Shkupit.

Sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka dënuar 39 vozitës që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara dhe 20 vozitës para se të marrin të drejtën të ngasin automjet, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë përjashtuar pesë vozitës fillimtarë, dhe 16 automejte të paregjistruara.

Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 125 dënime ndërsa me automjetin special “marrimanga” janë ngritur 84 automjete.

Janë dënuar edhe 12 këmbësorë që kanë kaluar korsinë jashtë vijave të bardha, nëntë vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, një vozitës që nuk ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve, 10 për tejkalim jo të rregullt, 14 për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse nga vozitësit e motoçikletës, shtatë për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 21 vozitës për përdorimin e telefonit gjatë vozitës së automjetit./Telegrafi/

Exit mobile version