Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (23.07.2024) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 110 gjoba, nga të cilat shtatë për vozitje pa patentë shofer, shtatë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 13 gjoba për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, nëntë gjoba për përdorim të celularit gjatë vozitjes.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.