Njëmbëdhjetë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë prej gjithsej 10 aksidenteve të komunikacionit që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit.
Në tre aksidente komunikacioni është shkaktuar dëm material.
Nga komunikacioni, sipas të dhënave të SPB Shkup, policia ka përjashtuar dy shoferë para se të fitojnë të drejtën e drejtimit të automjetit motorik.
Me automjetin e posaçëm “merimangës” janë larguar 48 automjete.
Janë gjobitur edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë vendkalimit për këmbësorë, pesë këmbësorë të cilët e kanë kaluar rrugën në dritë të kuqe të semaforit dhe një për tejkalim jo të drejtë.