Telegrafi

Shkup, 11 aksidente vetëm për 24 orë

Gjithsej 11 aksidente trafiku janë regjistruar gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. Prej tyre katër me pasojë dëme materiale, ndërsa shtatë me lëndime trupore në të cilët 10 persona janë lënduar më lehtë, njofton SPB.

Policia ka evidentuar edhe një numër më të madh të kundërvajtjeve: 11 shoferë nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë, 12 janë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, ndërsa 40 kanë qenë të parkuar në mënyrë jo të rregullt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Janë sanksionuar edhe nëntë këmbësorë, si dhe 11 shoferë të motorit, mopedëve dhe motoçikletave të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme. Ndërsa me “karrotrec” janë larguar 48 automjete./Telegrafi/