Ky është momenti tronditës kur një polic brazilian e kap një të dyshuar, të cilit më pas i bën një kontroll jo të zakonshme.
Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, ai fillimisht e ndal atë, dhe më pas e “shkund poshtë-lartë” si një leckë, sikur të bëhej fjalë për një kukull.
Shefat e policisë kanë nisur një hetim formal, pasi video u shfaq në internet dhe thonë se janë duke punuar për të identifikuar oficerin, pasi kjo praktikë shkel trajnimin policor.
Incidenti thuhet se është xhiruar në Belo Horizonte, një qytet në juglindje të Brazilit, nga kolegët e oficerit dhe është postuar në Facebook. /Telegrafi/