Pas një pauze të gjatë, Shkumbin Kryeziu është rikthyer në skenën muzikore shqiptare.
Këngëtari i njohur ka pak javë që ka publikuar këngën e tij të titulluar “Flokëzezë”, për të cilën paralajmëroi se do ta sjell edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.
Mësohet se tashmë xhirimet e videos kanë përfunduar dhe pritet që shumë shpejt do të publikohet.
Për realizimin e këngës është kujdesur vetë këngëtari dhe Ilir Berani, ndërsa për videoklipin Blerdi Malushi./Telegrafi/.