Telegrafi

Shkumbin Kryeziu dhe djali i tij festojnë ditëlindjen në një ditë, marrin urim të veçantë nga Mimoza (Foto)

Këngëtari dhe producenti i njohur Shkumbin Kryeziu ka festuar sot (e hënë) ditëlindjen e tij të 51-të.

Por kjo ditë për të ka qenë akoma më e veçantë, pasi në të njëjtën datë feston ditëlindjen edhe djali i tij i vogël Bojkeni.

Me këtë rast, familja Kryeziu ka organizuar një festë në shtëpinë e tyre, me ç’rast kanë kremtuar ditëlindjen e dy personave të rëndësishëm.

Bashkëshortja e Shkumbinit, këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ka shfaqur Shkumbinin dhe Bojkenin, teksa në mbishkrimin e fotografisë iu uron nga zemra ditëlindjen dy dashurive të saj,

“Dy të dashurit e mi sot kanë ditëlindjen ,Gëzuar Shkumbin dhe engjulli im Bojken, ju dua”, shkruan Mimoza në postimin e saj. /Telegrafi/