Aktori i mirënjohur shqiptar, Adem Mikullovci, ndërroi jetë shtatorin e vitit 2020.
Tashmë po bëhen një vit që nga vdekja e yllit të kinematografisë shqiptare, i cili përkujtohet çdo ditë nga miqtë e të afërmit.
Së fundmi ka qenë aktori Shkumbin Istrefi, ai i cili ka bërë një dedikim për të ndjerin në rrjete sociale.
“Adem Mikullovcin e mbaj mend kështu: Shkumbin, nuk është humor ky, djali im. Nuk ka me qesh askush me humor, do qeshin me neve. Pusho në paqe maestro”, kanë qenë fjalët e tij përkrah një fotografie të ndarë në Faceboook.
Mikullovci ndërkaq ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.
Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si Republikë. /Telegrafi/