Më shumë se sa ndeshja e Kosovës kundër Anglisë është komentuar mikpritja që iu bë atyre nga vendi ynë.
Ndonëse vazhdon të përflitet akoma, një reagim rreth kësaj së fundmi e ka bërë edhe aktori e producenti i njohur shqiptar, Shkumbin Istrefi.
I njëjti përmes një statusi të publikuar në rrjetin social, Facebook, thotë se ky marketing që iu bë Kosovës këto ditë ka pasur një efekt mjaft pozitiv dhe se ndihet krenar që shokët e tij paguan qindra euro për tifozët anglezë.
Ky është postimi i plotë i Istrefit:
“Marketingu që iu ka bë Kosovës me mikpritjen (apo servilizmin, si të doni quajeni) ndaj Anglisë, ka pasur efekt pozitiv aq të madh sa që asnjë kampanjë e sponzoruar nga shteti nuk do të arrinte. Kjo mikpritje është financuar nga xhepi privat i njerëzve të mirë që ndiejnë obligim të nderojnë sado pak një shtet e popull që na u ka gjetur në kohën më të vështirë për ne.
Kampanja “Young Europians” ka kushtuar “Hell of Money” dhe efekti nuk i dihet. Është paguar prodhimi i spotit dhe mediat që e kanë shfaqur. Kampanjën e mikpritjes e kanë paguar qytetarët vet dhe e kanë mbështetur tifozët anglezë, kombëtarja angleze dhe të gjitha mediat në Britani.
Ndihem i nderuar që kam shokë që kanë qerasur tifozët anglezë me qindra euro. Në traditën tonë, pavarësisht marrëdhënieve që janë në shtëpi, MIKU pritet e nderohet”. /Telegrafi/