Edhe një kënge e re i është bashkuar numrit të madh që ka ardhur këtë vit kalendarik.
Është Shkumbin Ismaili që ka publikuar këngën më të re, e cila është një baladë dashurie.
“Kjo zemër nuk është gur”, titullohet kënga e re dhe është shoqëruar me video të veçantë.
Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur vet artisti, ndërsa në violinë luan Arber Tairi.
“Me ty dua të jem” ishte projekti i fundit muzikor i artistit dhe numëron mbi nëntë milionë shikime në YouTube.
Ndryshe, këngëtari ka paralajmëruar edhe këngë të reja që do t’i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/