Telegrafi

Shkumbin Ismaili publikon këngën e re “Vetëm ti”

Këngëtari i njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Vetëm ti” mban titullin kjo këngë, derisa vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë vet artisti nga Tetova, kurse për masterizimin është përkujdesur Simon Duggal.

Kjo video atraktive i është besuar produksionit “Max Production”.

Projektin tashmë mund ta gjeni në kanalin Youtube dhe besohet se do të mirëpritet nga publiku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shkumbin Ismaili

Ndryshe, Shkumbini ka kohë që është pjesë e skenës tonë muzikore, i cili shquhet posaqërisht për baladat e tij. /Telegrafi/