Telegrafi

Shkuma për shtimin e vëllimit të flokëve

Qitet në shuplakë të dorës shkuma në madhësi të një arre ose dy, pastaj me këtë sasi fërkohet rrënja e flokëve gjatë gjithë sipërfaqe s së kokës. Për të pasur pamje natyrale, flokët formësohen dhe ngrihen lart (nga rrënjët) me anë të gishtërinjve.

Pastaj lakohet koka përpara dhe në këtë pozitë thahen flokët me anë të tharësit (fenit). Njëherësh, flokëve u jepet forma me anë të gishtërinjve.

Në fund, blenjtë e flokëve kthehen mënjanë dhe spërkaten me sprej për formësim. Për të
arritur formësimin e dëshiruar të frizurës, është mirë të përdoret furça dhe tharësi, kjo do të ndikojë që frizura të mos ketë pamje monotone. /Telegrafi/