Telegrafi

Shkullaku: Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe, akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës

Opinionisti Armand Shkullaku ka thënë që moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe, është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës.

“Vendimi që ka marrë Qeveria Kurti, që serbët e Kosovës mos të votojnë zgjedhjet serbe këtu, është një vendim i dinjitetshëm dhe një veprim dhe një vendim shtetari që e respekton sovranitetin dhe integritetin e një vendi të pavarur. Është një akt që i jep dinjitet shtetit të Kosovës, pra që të mos vijë kushdo dhe të bëjë zgjedhje si t’i teket, të paktën të ketë një marrëveshje”, tha ai, për Klan Kosova.

“Secili prej tyre e ka lojën e vet politike – Vuçiqi është në prag të zgjedhjeve, Kurti jo, por gjithsesi është një vendim që shkon me politikën e Kurtit është brenda premtimeve dhe frymës së tij. Nuk ka bërë ndonjë veprim të papritur, ka një konsekuencë në raport me votuesit e tij. Sa i takon Serbisë dhe Vuçiqit, nuk mund të them që fiton simpati në raport me Bashkësinë Ndërkombëtare”, tha ai.

Tutje Shkullaku tha se reagimi i shteteve të QUINT-it, është një deklaratë kalimtare.

“Nuk vërtetohet respektimi i të drejtave të pakicave nga mbajtja ose jo e zgjedhjeve të një shteti tjetër brenda një shteti. Ata nuk mund të lihen pa votuar, mund të votojnë me postë dhe mund të kenë mundësi të tjera për të votuar, por nuk mund të veprohet sikur është Serbi”, tha ai.