Telegrafi

Shkulje flokësh e shuplaka, rrahje masive e femrave indiane në tren (Video, +16)

Jo rrallë herë shohim ngjarje të pazakonta që filmohen në Indi, një e tillë ka ndodhur edhe këto ditë në Mumbai.

Pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur, shfaqin një grup femrash të cilat shkëmbejnë shuplaka dhe ia shkulin njëra tjetrës flokët për shkak të karrigeve “të rezervuara” në një tren, që ishte i mbushur vetëm me femra, transmeton Telegrafi.

Rrahjet masive mes femrave në transportin publik në Indi janë të shpeshta. Disa prej tyre pretendonin se karriget u përkisnin atyre, derisa një grup tjetër e kundërshtonin idenë e tyre, dhe si rezultat i kësaj mosmarrëveshje erdhi deri te rrahja.

Në video shihen duke ia shkulur flokët njëra-tjetrës dhe duke shkëmbyer pandërprerë shuplaka, derisa pjesa tjetër vetëm i shikonte dhe bënin tifo për të parapëlqyerat e tyre. /Telegrafi/