Telegrafi

Shkuarja tek frizeri për pak sa nuk i kushtoi me jetë, (Foto/Video)

Instruktorja e  fituesit nga Austin, Teksas, Chemese Armstrong, ka përjetuar një reaksion të rëndë alergjik gjatë lyerjes së flokëve me këna në një sallon, nga i cili mezi ka arritur të shpëtoj e gjallë.

Chemese 35-vjeçe është alergjike ndaj një përbërësi të ngjyrave të flokëve të njohur si parafenilenediamin (PPD), dhe për të shmangur reaksionet e forta alergjike, asaj i është lejuar të përdorë vetëm ngjyra natyrale për flokë siç është këna, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu gjatë vizitës së saj në një sallon ondulomi, ajo kishte paralajmëruar frizerin se është alergjike ndaj PPD,  dhe e kishte lutur që të përdor këna gjatë lyerjes së flokëve.

Për fat të keq, ngjyra për të cilën frizeri pretendonte se ishte këna natyrale, jo vetëm që i kishte shkaktuar reaksion të rëndë alergjik por edhe e kishte detyruar të shkoj në spital.

Fytyra e saj aq shumë ishte fryrë sa që nofulla dhe hunda i dukeshin si balon i fryrë. Sytë e saj aq shumë ishin ënjtur sa që dukeshin se janë plotësisht të mbyllur, kurse frika më e madhe e saj ishte se reaksioni alergjik mund të zgjerohet në sistemin e frymëmarrjes që ka mundur ta ngufat.

Këtë përvojë të hidhur Chemese e ka ndarë me njerëzit e tjerë në rrjetet sociale, në mënyrë që të paralajmërojë ata për pasojat e mundshme që mund t’i kenë nëse përjetojnë një përvojë të ngjashme. /Telegrafi/