Site icon Telegrafi

Shkuarja për pediker ose manikyr te ‘fqinja’

Nëse në sallon nuk ka sterilizues, atëherë edhe mjetet nuk janë të sterilizuara. Edhe vaskat e vogla për zbutjen e këmbëve nëpër sallone të ndryshme mund të jenë burim rreziku, me ç’rast mund të paraqitet dermatofitoza (sëmundje parazitare) ose ndonjë infeksion tjetër, sepse këto vaska sigurojnë kushte ideale për zhvillimin e kërpudhave dhe baktereve. Prandaj keni kujdes se si i pastrojnë ato pas shfrytëzimit të çdo klienteje.

Një tjetër masë kujdesi: keni kujdes që teknika e manikyrit të jetë aq e lehtë saqë të mos e dëmtojë lëkurën. Madje edhe një dëmtim i vogël ku nuk rrjedh gjak mund të jetë shumë e rrezikshme për zhvillimin e infeksioneve bakterore dhe mikotike, sepse bakteret dhe kërpudhat mund të kalojnë edhe nëpër dëmtimet të vogla të lëkurës. /Telegrafi/

Exit mobile version