Site icon Telegrafi

Shkuan të varrosin më të dashurin e tyre, u tmerruan kur panë se këmba e një trupi të dekompozuar kishte rënë mbi arkivol (Foto)

Një familje e cila ishte në zi për vdekjen e më të dashurit të tyre, mbetën të shokuar kur mbi arkivolin e babait të tyre ra një këmbë e një trupi të dekompozuar në varrezat e New Jersey.

Sandra Butler po bëhej gati ta varroste babanë e saj Cleveland Butler 85-vjeç, kur pa se një këmbë të një trupi të dekompozuar që kishte rënë mbi arkivolin e babait të saj, transmeton Telegrafi.

Një anëtar i familjes Butler kishte fotografuar këtë moment të pazakontë, ku shihet një këmbë të një trupi të dekompozuar e cila ishte e mbështjellë me najlon, duke qëndruar mbi arkivolin e të ndjerit Cleveland.

Por, ajo çfarë kishte shokuar më shumë këtë familje ishin punëtorët e këtyre varrezave, të cilët edhe pse e panë këmbën e trupit të dekompozuar, vazhduan ta mbulojnë arkivolin me dhe thuajse nuk kishte ndodhur asgjë e keqe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version