Site icon Telegrafi

Shkuan të armatosur për të kryer vjedhje, fermerit jug-afrikan ia drejtojnë armën – ai arrin t’i rrëmbej njërit prej tyre dhe të shtie mbi ta

Ky është momenti kur një fermer nga Afrika e Jugut arrin t’i mashtrojë tre hajna të armatosur – duke çarmatosur njërin dhe më pas të fillojë të shtie me revole në drejtim të tyre.

Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Johannesburg, ku policia pasi doli në vendin e ngjarjes gjeti njolla gjaku dhe besohet se fermeri ka plagosur rëndë njërin prej hajnave të armatosur – që megjithatë arritën të arratisen, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi kur fermeri doli jashtë për të parë se çfarë po ndodhte, pasi dëgjoi disa zhurma. Kur hapi derën, hasi në tre hajna të armatosur – ku njëri prej tyre ia kishte drejtuar revolen.

E kur e morën dhe duket se kishin në plan ta ekzekutojnë pak metra larg pronës, ai arrin t’ia rrëmbej armën njërit prej tyre dhe të shtie mbi ta.

Gjykuar nga pamjet, fermeri shkrepi 16 plumba dhe mund të dëgjohen qartë krismat në videon e publikuar më poshtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MVABV4oDQG4&ab_channel=TheEAC

 

Exit mobile version