Site icon Telegrafi

Shkuan të armatosur për ta plaçkitur një shtëpi në Oklahoma, pronari i befason -i pret me armë në dorë (Video)

Pronari i një shtëpie ka shkrepur në revole në drejtim të plaçkitësve të armatosur, që tentuan të futen me dhunë në shtëpinë e tij.

Kamerat e sigurisë të vendosura para derës së shtëpisë së këtij burri në Oklahoma, shfaq të dyshuarit e armatosur duke vrapuar në drejtim të pronës së tij dhe duke shqelmuar derën, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ata nuk e kishin besuar se pronari i shtëpisë ishte përgatitur për një gjë të tillë dhe po i priste me armë në dorë dhe kur dëgjuan të shtënat filluan të vrapojnë si të çmendur në të katër anët për t’i shpëtuar plumbave.

Pronari i shtëpisë ka deklaruar për mediat amerikane se kishte vendosur t’i pret plaçkitësit me armë në dorë, pasi i kishte parë nga dritarja duke ia mësyrë shtëpisë së tij.

Ndërkaq policia ka njoftuar se ka filluar hetimet, dhe është vënë në kërkim të tre të dyshuarve që janë ende në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version