Telegrafi

Shkuan ta merrnin veturën që e kishin blerë përmes internetit, u rrahën dhe plaçkitën nën kërcënimin e armëve

Jamie Hallam dhe e fejuara e tij Georgina nga Anglia, janë plaçkitur nën kërcënimin e armëve nga disa persona, pasi shkuan ta merrnin veturën që e kishin blerë nëpërmjet internetit.

Ata udhëtuan nga Norwich për në Manchester, por ranë në një kurth të përgatitur, kur arritën në adresën e caktuar, për të marrë një Mecedes GLA, që e kishin blerë në një ankand në eBay, transmeton Telegrafi.

Në momentin që arritën, ata i nxorën nga vetura dhe iu grabitën afro njëmijë euro që kishin me vete, ndërsa pasi e rrahën, Jamie mbeti me një sy të fryrë, hundë të thyer dhe një asht të mjekrës të lënduar rëndë.

Hallam i lënduar pas sulmit nga plaçkitësit

Forcat e rendit, kanë nisur menjëherë të hetojnë ngjarjen, ndërsa bëjnë të ditur, se ky çift janë rasti i nëntë, që bien pre e ankandeve të rrejshme me vetura nëpërmjet internetit.

Me këtë rast, është kërkuar për më shumë kujdes, me reklamat dhe oferta e shumta në internet në llogari që nuk janë të autorizuara, sepse mund përdoren nga persona me pretendime jo të mira. /Telegrafi/