Telegrafi Maqedoni dje ju njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë sulmuar profesori Ljubomir Frçkoski dhe aktivisti Vlladimir Millçin. Këto dy sulme janë si pjesë e fushatës kundër personave që kundërshtojnë pushtetin në ikje.
Që të dy e kanë paraqitur rastin në polici por më interesantja qëndron në rastin e Ljubomir Frçkoskit i cili ka rrahur sulmuesit dhe i ka sharë, duke përmendur partinë OBRM-PDUKM, të cilët Frçkovski mendon se e ka porositur këtë sulm ndaj tij.
Përndryshe, në Maqedoni deri tani janë kryer disa sulme ndaj personave që nuk i do pushteti, ndër ta edhe gazetarë./Telegrafi/