Një video që tregon policinë duke ngecur në baltë gjatë një proteste kundër zgjerimit të një miniere të linjitit është bërë virale në internet.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e ngarkuar në Twitter më 14 janar, tregoi një numër policësh që përpiqeshin të lëviznin në baltë mes zemërimit të vazhdueshëm në Lützrath, një fshat i vogël në Gjermaninë Perëndimore.
Das passiert übrigens wenn Bürger*innen und Klimaaktivist*innen friedlich gegen das Wegbaggern von #Lützerath demonstrieren. pic.twitter.com/1cePS8Ubfm
— Maurice Conrad (@Maurice_Conrad) January 8, 2023
Në video, disa oficerë mund të shiheshin duke u përpjekur “për t’u çliruar nga balta” dhe të ktheheshin në rreshtin e policisë që ishte mbledhur në zonë.
cops defending coal mine get stuck in mud #Luetzerath pic.twitter.com/xHJBoukRsN
— Max Granger (@_maxgranger) January 15, 2023
Ndërsa videoja vazhdonte, një burrë i veshur në mënyrë interesante mund të shihej duke ecur rreth policisë përpara se të shtynte një nga oficerët përsëri në baltë.
Pamjet kanë tërhequr mijëra e mijëra shikime dhe mijëra pëlqime që kur janë shpërndarë në platformën e mediave sociale. /Telegrafi/