Telegrafi

Shkuan për të raportuar rreth motit, një pemë bie mbi veturën e tyre – dy gazetarë të Karolinës së Jugut gjejnë vdekjen (Foto)

WYFF, stacioni i lidhur me NBC në Greenville, Karolina e Jugut, po mban zi për humbjen e dy gazetarëve të cilët kanë vdekur derisa kishin shkuar në këtë pjesë të rajonit duke raportuar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mike McCormick dhe Aaron Smeltzer të cilët ishin duke mbuluar kushtet e rrezikshme të motit në Polk County, Karolinën e Veriut, kur një pemë ra mbi furgonin e tyre.

Siç thuhet më tej, për fat të keq, nga ky incident, të dy gazetarët e pësuan me fatalitet.

Incidenti ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit. Autoritetet kanë thënë se ekuipazhi i lajmeve po ecnin në Highway 176 kur pema u rrëzua mbi makinë. /Telegrafi/