Site icon Telegrafi

Shkuan për të festuar fejesën, plumbat i ndanë përgjithmonë: Me poezi kujton të fejuarin që vdiq duke e mbrojtur në natën e zezë të Stambollit (Foto)

Shteti turk e ka nisur vitin e ri me viktima si pasojë e një sulmi terrorist në një lokal nate në Stamboll.

Deri më tani janë raportuar 39 të vdekur dhe 69 të plagosur, pas sulmit në lokalin e natës ‘Reina’ në Stamboll të Turqisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth sulmit në lokalin 'Reina' të Stambollit

Në mesin e tyre ishte një çift turk i sapofejuar, Mustafa Sezgin Seymen dhe Sezen Arseven të cilët kishin zgjedhur të festonin këtë ditë të shënuar dhe të festonin Vitin e Ri në këtë lokal turk, transmeton Telegrafi.

Por, dita e tyre më e lumtur u shndërrua në më të hidhurën pasi që, sipas medieve turke, Mustafa duke e mbrojtur të dashurën, ka marr disa plumba që i morën jetën.

E fejuara e Mustafës më pas ka shkruar disa rreshta emocionuese në llogaritë e rrjeteve sociale, të cilat kanë bërë shumëkënd të qajnë.

Vlen të theksohet se Mustafa sot është dërguar për në qytetin e Trabzonit, aty ku edhe do të pushojë i qetë përjetësisht.

Këto janë vargjet e Sezenit:

Nga vendi ku shkuam së bashku, po kthehem e vetme.

Personi që kujdesej më së miri

Që unë të isha e hareshme e me plot dashuri

E që edhe në gjumë më dhuronte puthje

Tashmë këto momente mbetet vetëm në kujtime fotografike

Do të pres në vendin që gjithmonë më prisje

Dashuria jonë mbeti në gjysmë…bashkëshorti im

Miq, kam humbur dashurinë time të jetës. /Telegrafi/

Exit mobile version