Gjatë ditës së sotme një i burgosur, ka arritur t’u ikë policëve të Maqedonisë, të cilët nga Qendra Klinike është dashur ta kthejnë në burgun e Idrizovës.
I burgosur e ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve, të cilët sipas drejtorit të burgut Bobi Majsovski, e kanë ndryshuar rrugën e lëvizjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“I burgosuri e ka shfrytëzuar pakujdesinë e policëve (rojtarëve), të cilët e kanë ndryshuar rrugën e lëvizjes, gjegjësisht në vend që të lëvizin drejt burgut të Idrizovës, janë ndalur për të blerë sandviçë”, tha për Fokus, drejtori i burgut.
Ai ka shtuar se policët do të pezullohen nga puna.
I burgosuri që është arratisur ka qenë i dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burg edhe atë për disa vepra penale./Telegrafi/