Site icon Telegrafi

Shkuan për kurim në banjë, gruaja kosovare gjen vdekjen ndërsa burri i saj në gjendje të rëndë

Kishin vendosur të kalonin disa ditë në llixhat e Elbasanit, por udhëtimi i çiftit nga Kosova ka përfunduar tragjikisht.

Një grua 60 vjeç, e cila kishte shkuar në Elbasan për Llixha ka humbur jetën. Kurse bashkëshorti i saj është në gjendje të rëndë. Burrë e grua ishin akomoduar në një hotel pranë Llixhave.

Ishin fëmijët e çiftit të cilët vunë alarmin pas prindërit nuk iu përgjigjen thirrjeve në telefon. Elheme dhe Jaho Isufaj janë gjetur nga stafi hotelit të asfiksuar. Gruaja humbi jetën ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Ky nuk është rasti i parë që turistë vijnë në pikën kurative të llixhëve dhe gjejnë vdekjen. Kjo pasi disa hotele apo edhe shtëpi private që presin njerëz për shërbim kurativ nuk kanë staf mjekësor për të përballuar komplikacionet.

Exit mobile version