Chris Cooke nga Mançesteri i Anglisë, i ka fotografuar dy gra që kishin shkuar në supermarket të veshura vetëm me pizhame.
Përmes një postimi në Facebook, ai u ka quajtur ato të pështira, ndërsa ka kërkuar që zyrtarët e kompanisë të krijojnë një rregullore që ndalon të hyhet në këtë mënyrë, transmeton Telegrafi.
Sipas tij kjo është cilësuar e pavend, meqë pizhamet janë vetëm për gjumë dhe nuk bën të dilet kështu nga shtëpia.
“Është e papërshtatshme dhe i vë në siklet njerëzit që janë afër, kjo gjë duhet të ndalohet”, ka shkruar Cooke në postim.
Mirëpo, pos atyre që kanë kritikuar, ka të tillë që nuk iu është dukur asgjë kjo formë e veshjes. /Telegrafi/