Shfrytëzuesit e Twitterit kanë treguar edhe këtë vit, hapësirat qesharake ku u detyruan të flinin, kur shkuan në shtëpinë familjare, për festat e fundvitit.
Muzikanti britanik Rhodri Marsden, e filloi në 2011 këtë trend, duke kërkuar prej të gjithëve të tregojnë se ku u detyruan të flenë në këtë periudhë të vitit, pasi edhe vet përfundoi në një ambient qesharak, transmeton Telegrafi.
Gjatë kësaj kohe festimesh, të parët që arritën në shtëpinë e prindërve dhe gjetën se ku do të flenë, treguan në rrjetet sociale fotografitë, për të qeshur të gjithë.
Shtrati në dhomën e punës, kthinat e pazakonta të kthyera në dhomë gjumi, si dhe një dhomë e ndriçuar me ngjyrë të kuqe, janë disa prej rasteve më ekstreme. /Telegrafi/