Telegrafi

Detaje të reja rreth vrasjes së dy agjentëve të FBI-së dhe plagosjes së katër të tjerëve

Në Florida të SHBA-ve janë vrarë dy agjentë të FBI-së, kurse katër tjerë janë plagosur.

Byroja Federale ka deklaruar për Miami Herald” se të paktën pesë agjentë të FBI-së janë qëlluar në derën e shtëpisë së të dyshuarit, ku dy prej tyre janë plagosur rëndë, transmeton Telegrafi.

Policia ka njoftuar se një burrë i dyshuar për posedim të materialeve pornografike me fëmijë, ishte barikaduar brenda shtëpisë së tij – që detyroi autoritetet e sigurisë të bllokojnë trafikun dhe rrugët përreth shtëpisë së tij – ku më pas ndodhën të shtënat në orët e para të mëngjesit.

Policia në Sunrise gjithashtu u ka bërë apel shoferëve të qëndrojnë larg asaj zone, me paralajmërimin se ka forca të shtuara të policisë. Banorët janë lutur të qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Hetimet për pornografi me fëmijë i ka udhëhequr FBI-ja dhe gjyqtarët në Fort Laderdale. /Telegrafi/