Site icon Telegrafi

Shkuan në Maldive për të shijuar muajin e mjaltit, ngecin atje për shkak të COVID-19 – janë të vetmit mysafirë në resort

Një çift kanë mbetur të “ngujuar”  në resortin luksoz në Ishujt Maldive, ku kishin shkuar për të kaluar muajin e mjaltit. E gjitha kjo ndodhi për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19, që detyroi autoritetet të mbyllin aeroportet dhe të izolojnë plotësisht shtetet.

Olivia, 27-vjeçe dhe Raul De Freitas, 28, kishin planifikuar t’i kalojnë vetëm gjashtë ditë në resortin luksoz Cinnamon Velifushi në Maldive, para se të merrnin rrugë për në vendlindje – Afrikë të Jugut, transmeton Telegrafi.

Çifti De Freitas kishin mbërritur në Maldive më 22 mars, dhe ishte planifikuar të ktheheshin për në shtëpi brenda një jave. Por, pasi që filluan të aplikohen masat e kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes totale të vendeve të ndryshme të botës, ata janë detyruar të qëndrojnë resort.

Megjithatë Olivia thotë se kjo u ka mundësuar të kalojnë më shumë kohë së bashku në këtë vend përrallor, madje duke pranuar se pronari i resortit u ka ofruar zbritje gjatë ditëve shtesë të paplanifikuara.

Mirëpo kjo padyshim se është duke u kushtuar shtrenjtë – pasi pothuajse të gjitha paratë që i kishin kursyer i kanë investuar në resortin që kanë ngecur në të. /Telegrafi/

 

Exit mobile version