Andrei Vochin, këshilltar i presidentit të Federatës Rumune të Futbollit (FRF), Razvan Burleanu, ka komentuar situatën e minutë së 18-të të ndeshjes ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, kur ultrasit e “uniti sud tricolori” shfaqën një pankartë në “Arena Nationale”, ku shkruhej “Kosova është Serbi “. Pas këtij gjesti, ndeshja u ndërpre për rreth një orë.
Ndeshja ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës u ndërpre në minutën e 18. Më pas, disa tifoz ekstremistë rumun, të cilët e ndoqën ndeshjen nga tribuna qendrore e stadiumin, vendosën një pankartë ku shkruhej “Kosova e Serbisë”, por edhe brohoritën emrin e Serbisë, gjë që bëri që gjyqtari i ndeshjes ta ndërpresë ndeshjen për 50 minuta.
Këshilltari i Razvan Burleanu, Andrei Vochin, beson se delegacioni kosovar ka dashur të përfitojë plotësisht nga situata e krijuar dhe ta fitojë ndeshjen në “tavolinë” me rezultat 3-0.
Zyrtari i FRF-së po ashtu ka treguar se kosovarët, gjatë intervalit të ndërprerjes së lojës, kanë shkuar në kabinën e delegatit të UEFA-s, duke insistuar që ndeshja të ndërpritet.
Andrei Vochin, detaje për momentin kur u ndërpre ndeshja Rumani – Kosovë
“Mendoj se kompania e sigurimit e ka bërë detyrën e saj në mënyrë të përkryer, edhe pse mund t’ia dalin sërish. Besoj se ndërhyrja e forcave të rendit luajti një rol të rëndësishëm në menaxhimin e situatës nga pjesa në të cilin u ndërpre ndeshja”.
“Ne nuk mund t’i dëbonim ata që këndonin në tribuna. Në Prishtinë, kur erdhën dhe e bënë këtë, ishin shumë pak, rreth 90-100. Ata u larguan menjëherë nga stadiumi. Aty u fishkëllua me bollëk himni ynë”, ka thënë fillimisht Vochin për “Sport Report” të Orange Sport.
Vochin: Kosova donte të përfitonte nga situata
“Ndjenja ime që kam pasur gjatë ndeshjes është kjo. Skuadra e Kosovës e dinte shumë mirë se çfarë mund të ndodhte dhe donte të përfitonte”.
“Ata së bashku me trajnerin dhe menaxherin e ekipit shkuan në kabinën e delegatit të UEFA-s dhe kërkuan ndërprerjen e ndeshjes”.
“Ata donin të përfitonin nga gjithçka, por u kthye kundër tyre. E gjithë përgatitja mendore që bëri Edi Iordanescu në këtë pushim ishte për të forcuar lojtarët tanë”.
“Mesazhet e Edit funksionuan. Mendoj se ky pushim ishte i mirë për ta”, përfundoi këshilltari i presidentit të FRF-së. /Telegrafi/