Një anije plot me turistë duket se kishin parë më shumë se që kishin menduar, kur një balenë gjigante po qëndronte nën mjetin e tyre lundrues.
Balena-peshkaqen konsiderohet si peshku më i madh në botë, që po qëndronte nën anijen në ujërat e pastra kristal në Ningallo Reef, rreth 6 kilometra larg bregut perëndimor të Australisë, transmeton Telegrafi.
Fotografia e pabesueshme është shkrepur nga 26-vjeçari Tom Cannon gjatë kësaj jave.
“Kjo balenë shumicën e kohës e kalon duke jetuar në mënyrë misterioze në thellësi të mëdha ku pak njerëz mund të arrijnë, por nga muaji mars e deri në korrik dalin më afër sipërfaqes së ujit”, ka shkruar Cannon.
“Nuk jam frikësuar fare, kemi notuar me ata dhe njerëzit nga e mbarë bota vijnë që t’i shohin. Ato nuk janë aspak të rrezikshme dhe menjëherë largohen nga kushdo, që e konsiderojnë si rrezik potencial”, ka shtuar autori i fotografisë. /Telegrafi/