Një kamionçinë është shkrumbuar, mëngjesin e kësaj të premte, në aksin rrugor Radhimë – Vlorë, në vendin e quajtur “Kalaja”. Kamionçina ka qenë duke udhëtuar në këtë aks, kur është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar. Drejtuesi i mjetit, Fisnik Skende, sapo ka parë tymin, ka dalë nga mjeti pa pësuar lëndime serioze.
Siç duket edhe në foto, kamionçina është shkrumbuar thuajse totalisht. Si pasojë, është shkaktuar trafik për pak minuta në këtë aks, pasi qarkullimi ka vijuar vetëm me një korsi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/